“Mos rreni; dështaka”: Komentuesit i reagojnë në komente Termokosit, thonë se s’kanë ende ngrohje

Ditën e kaluar, pra me 15 tetor, përmes një postimi publik në Facebook, Termokos njoftoi se ka nisur sezonin e ri të ngrohjes.

Në njoftim, Termokos shkruante se “Procesi i marrjes së avullit, prodhimit të energjisë ngrohëse dhe shpërndarjes në rrjetin e kogjenerimit është realizuar me sukses të plotë”.

“Por, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së operimit të pajisjeve dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit, furnizimi ka filluar me kapacitet të kufizuar, duke u rritur gradualisht. Procesi i marrjes së avullit, prodhimit të energjisë ngrohëse dhe shpërndarjes në rrjetin e kogjenerimit është realizuar me sukses të plotë” – shkruhej, ndër të tjera, në njoftimin e Termokosit, transmeton Gazeta Politika.

Sidoqoftë, dhjetëra qytetarë janë ankuar në komente në postimin e Termokosit.

“Ky proces ishte dashte te fillohet me kohe, qe ne konsumatoret te kemi nxemje sipas kalendarit me 15.10…” – shkruan qytetari Ismail Blakaj.

Një tjetër qytetare me emrin Rineta Obërtinca shkroi një koment, duke e cilësuar Termokosin si “dështaka”.

“Pse se keni nise me kohe e me u leshu me date 15,biles eshte dashte edhe me heret me leshu ne keto temperatura.

Ne prill po e ndalni fiks me daten 15,ne mengjes.

Deshtaka” – ka shkruar ajo.

“I gjithë procesi nuk ka rezultuar me sukses*” – ironizoi qytetari Veton Zejnullahu.

“Ne qender nuk ka nxemje e fatura nga data 15.10.2026!” – shkroi në komente Suzana Goranci.

“Pse gënjeni nuk ka nxemje asnjë troh. A faturen garant e llogarisni nga sot 15 tetor 2026” – shkroi Xhemail Mjekiqi.

“Pse genjeni o deshtaka…ulpiana vija ajrore 300 m…ende nuk ka nxemje.

Qysh sot ne mengjes eshte deshte te kemi nxemje” – ka shkruar Arsim Gërxhaliu, mjeku i njohur kosovar.

“NUK E KENI LSHU NXEMJEN, MOS RRENI!!!” – shkroi Denis Bajraktari, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.