Ligji kundër pastrimit të parave, Kurti: Integrimi në SEPA, u kursen bizneseve e mërgatës rreth 58 milionë euro në vit

Kryeministri Albin Kurti i ka falënderuar deputetët që votuan në lexim të dytë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

“Dua të shpreh falënderimin tim për deputetët që dje votuan në lexim të dytë ndryshim/plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimit të Terrorizmit”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, miratimi i këtij ligji ia mundëson Kosovës ta plotësojë kushtin e fundit për integrim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro – SEPA.

“Miratimi i këtij ligji i mundëson Kosovës të plotësojë edhe kushtin e fundit për t’u integruar në sistemin evropian të pagesave SEPA (Single Euro Payments Area)”, ka thënë ai.

Kurti ka deklaruar se integrimi në SEPA do të mundësojë transferta bankare me kosto më të ulët dhe kursime prej rreth 58 milionë eurosh në vit.

“Ky integrim mundëson transferta bankare të parave me kosto shumë më të ulët dhe do t’u kursejë qytetarëve, bizneseve e mërgatës tonë rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja”, ka shkruar Kurti.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.