Peci paralajmëron padi kundër Dardan Krasniqit: Po shpifin kundër meje, s’kam aktakuzë të ngritur

Faton Peci, kryetar i Komunës së Mitrovicës, ka folur në lidhje me spekulimet mediatike se mund të jetë njëri nga dy udhëheqësit komunalë që do të arrestohen.

Ai nuk ka kursyer fjalët ndaj Dardan Krasniqit, anëtar i Kryesisë së AAK-së, të cilin e ka quajtur “idiot”.

Tutje, ai ka paralajmëruar padi kundër Krasniqit.

“U nisa rrugës për në Boletin, por u ndala me bë këtë video për shkak se idiot sikurse është Dardan Krasniqi nga AAK-ja, por edhe disa hibridë nëpër studio, në media televizive, në vazhdimësi po shpifin me të pavërteta, duke e shqetësu familjen dhe dashamirët e mi gjithandej Kosovës e mërgatës, duke paralajmëruar arrestimin tim nga Prokuroria Speciale. Për informimin e juaj, unë nuk kam një aktakuzë të ngritur” – tha Peci në një video në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.