Keith Self për protestat në Shqipëri: Qytetarët janë lodhur nga politikanët e korruptuar

Kongresisti amerikan Keith Self ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i lidhur ato me mosbesimin e qytetarëve ndaj politikanëve dhe pakënaqësinë për gjendjen e sundimit të ligjit.

Në një postim në rrjetin social X, Self u ka bërë thirrje udhëheqësve shqiptarë t’i dëgjojnë kërkesat për ndryshime.

“Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja e plotë e sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.

Sipas kongresistit, ndryshimet duhet të krijojnë mundësi ekonomike dhe të ndihmojnë në stabilitetin rajonal.

“Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’i dëgjojnë thirrjet për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal”, ka deklaruar Self.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.