“Kemi me qenë në pushtet; po vjen koha jonë”: Aleanca “rrit apetitet”, Gjini e Tahiri optimistë për të ardhmen

Të shtunën Aleanca organizoi dy mbledhje mbledhje të cilat u cilësuan nga partia e Ardian Gjinit si “të rëndësishme”. Mbledhja e parë ishte me rininë, ndërsa në të dytën morën pjesë strukturat e partisë. Sidoqoftë, gjatë e pas mbledhjes lehtësisht vërehet një dozë e shtuar optimizmi për të ardhmen e Aleancës. Pse?

Në fjalën e tij para strukturave, Ardian Gjini, kryetar i Aleancën, u tregua optimist për të ardhmen e partisë, që dikur drejtohej nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ishte i pranishëm në mbledhje. Gjini theksoi se një ditë “jo larg” Aleanca do të jetë në pushtet, shkruan Gazeta Politika.

“Është e jashtëzakonshme që duhet me pasë demokraci, pasi jemi thelbi i kësaj ure. Por, në të njëjtën kohë me u përgatitë për shkak se ne sot që jemi në opozitë, jemi në një ditë jo të largët në pushtet. Na duhet tash me u përgatitë për politika” – theksoi Gjini.

Në këtë linjë besimi për të ardhmen e “ndritshme partiake” ishte edhe Besnik Tahiri, deputet i zëshëm i Aleancës. Që në hyrje të një statusi të profilin e tij në Facebook, Tahiri shkroi me kapsllëk (Caps Lock, pra germa të mëdha v.j.) se “KOHA JONË PO VJEN!”, shkruan Gazeta Politika.

Tutje, Tahiri shkroi se Aleanca do të jetë një zë kritik në opozitë.

“Në opozitë, do të jemi zëri kritik, adresë e qytetarëve dhe forcë e ndryshimit. Në Kuvend, misioni ynë do të jetë të angazhohemi për një Kosovë me më shumë mundësi, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për brezat e rinj” – ka shkruar Tahiri.

Sjellim ndër mend që Aleanca ndryshoi kreun e partisë para zgjedhjeve të fundit, ndërsa në Kuvend përfaqësohet nga shtatë deputetë. Në grupin parlamentar të AAK-së, pas zgjedhjeve është bashkuar edhe Duda Balje, deputete e pakicës boshnjake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.