“Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet”: PDK-ja tregon se Hamza s’do të rikandidojë për kryetar

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, do të largohet nga pozita e kryetarit pasi ky subjekt të marrë vendimin për shpalljen e procesit të zgjedhjeve në parti. Aktualisht, nga PDK, njoftojnë se nuk ka vendim për dorëheqje.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra për Informim e PDK ka bëjnë me dije se në këtë fazë janë të përqendruar rreth temave që lidhen me Specialen:

“Nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Kryetari Hamza e ka bërë të ditur publikisht se, kurdo që hapet procesi i zgjedhjeve të brendshme, do të japë dorëheqje dhe nuk do të rikandidojë më” theksojnë në PDK.

Jo zyrtarisht, kuptohet se PDK në një mbledhje e ka diskutuar këtë çështje dhe se kryesisë i është përcjellë i njëjti qëndrim- Hamza nuk largohet pa u shpallur zgjedhjet.

“Në këtë fazë, PDK-ja është e përqendruar në finalizimin e hapave për mbështetjen e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, në fazën e apelit. Për çdo vendim dhe zhvillim zyrtar brenda partisë, do t’ju njoftojmë në kohën e duhur”, thuhet më tej në përgjigjen e Zyrës për Informim të PDK.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.