
Mefail Bajqinovci, deputet i VV, ka reaguar në lidhje me deklaratën e Lutfi Haziri, deputet i LDK, i cili kërkoi që të mos lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
Bajqinovci ka shkruar se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë janë histori e harruar.
Postimi i plotë:
Lutfi Haziri kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë!
Lutë, ato zgjedhje janë histori e harruar. Nuk mbahen më në Kosovë që kur Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet.
Megjithatë, mirë që më në fund paske dalë kundër tyre, sepse kur ne i ndaluam, ju nuk na përkrahët!
Më mirë vonë se kurrë, Lutë!



