
Nexhmedin Spahiu, analist, ka shkruar një status, përmes sëcilit i ka kërkuar Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, të deklarohet për zhvillimet në Shqipëri, ku që pesë ditë kanë shpërthyer përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë shqiptare.
Spahiu i ka thënë Kurtit “deklarohu o burrë”.
Postimi i plotë:
Kur filloi lufta në Ukrainën e largët, Albin Kurti e pat lodhë opinionin vendor e ndërkombëtar me qëndrimet e tij për Ukrainën e Rusinë ku nuk ka kurrëfarë ndikimi. Qe sa muaj protesta në Shqipërinë vëllazërore-fqinje dhe asnjë deklaratë. Dil o burrë deklarohu.



