Nuk kaloi presidenti, por Lutfi Haziri optimist: Rruga evropaine e Kosovës kalon kah zyrat e LDK-së

Lutfi Haziri, deputet i LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka pasur një pretendim interesant.

Sipas Hazirit, rruga evropiane e Kosovës kalon kah zyret e LDK-së “dhe partnerëve të saj”.

Sjellim ndërmend që ditë më parë Haziri deklaroi se kësaj radhe presidenti nuk kaloi kah zyret e LDK-së.

Postimi i plotë:

Viti 2027 është vit i zgjedhjeve të brendshme me të gjitha vlerat të cilat i sublimon LDK.

Ne jemi parti e vlerave të demokracisë, garës së drejtë dhe mirënjohës për të gjithë ata që kontribuan e ndërtuan për 37 vite këtë aset kombëtar.

LDK është shtëpi e besimtarëve të saj, është besë e shpresë për Republikën e Kosovës dhe shqiptarët.

Misioni ynë duhet të arrihet deri në kthimin e besimit dhe bashkimin e shqiptarëve, duke qenë gjithmonë mirënjohës e falënderues për partnerët tanë, me vendosmërinë për marrëdhënie speciale me SHBA-të, me Evropën si shtëpi e përbashkët dhe NATO-n si aleanca e vetme.

Pa e hapur garën zgjedhore e kalendarin në të gjitha nivelet, nuk i kontribuojmë demokracisë së saj nëse shkaktojmë debat se kush është më i miri për garën e brendshme.

Secili që mundet, përmes shembullit personal të suksesit, kontributit e meritës, duhet të garantojë rikthimin e madh të LDK-së. Ai apo ajo le të ftohet nga votuesit për besim në garë.

Rruga evropiane e Kosovës kalon nëpër zyrat e LDK-së dhe partnerëve të saj. Koha për mirëbesim, bashkëpunim e marrëveshje të madhe, që gara e ardhshme zgjedhore t’i bashkojë të gjithë qytetarët në shpresë e besë për LDK-në dhe shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.