Kritikat e Bajramit, Abdixhiku: Kur bënte marrëveshja Isa Mustafa me Thaçin e merrnin vesh prej televizorit

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet në LDK.

Në një paraqitje televizive, Abidixhiku ka komentuar deklaratën e Hykmete Bajramit, deputete e LDK-së, e cila kishte kritikuar Abdixhikun për mos konsultim rreth emrit të presidentit.

Abdixhiku ka qenë i drejtpërdrejtë në reagimin e tij.

“Këta deputetë kur i bënte përpara Isa marrëveshjet me Hashimin prej televizorit e kanë marrë vesh. As nuk i ka pyet kush” – tha Abdixhiku në Rubikon, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.