
Harry Kane ia ka kushtuar bashkëshortes së tij një pjesë të fjalimit pas fitimit të Topit të Artë.
Futbollisti anglez e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe sakrificat gjatë rrugëtimit të tij, duke theksuar se fitimi i këtij çmimi nuk do të ishte i mundur pa të.
“Për bashkëshorten time: ti je shoqja ime më e mirë. Ti e dëshiroje këtë çmim më shumë se unë. Kemi kaluar ulje dhe ngritje.
Ia dolëm. Ti gjithmonë e ke dashur më të mirën për mua. E ke sakrifikuar veten për ëndrrat e mia.
Kjo nuk do të kishte qenë e mundur pa ty.
Të dua”, ka deklaruar Kane.



