Sllovenia vendos kusht për përparimin e Serbisë drejt BE-së: Kërkon arkivat e UDB-së

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, ka deklaruar se vendi i tij nuk do ta mbështesë asnjë përparim të mëtejshëm të Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Beogradi t’ia dorëzojë arkivat e ish-shërbimeve jugosllave që lidhen me Slloveninë.

Janša e bëri të ditur këtë qëndrim përmes një postimi në platformën X, pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Ai tha se Sllovenia do ta mirëpriste një vendim të autoriteteve të reja serbe për përshpejtimin e negociatave për anëtarësim në BE, por vendosi një kusht të qartë për mbështetjen e vendit të tij.

“Ne nuk do të japim pëlqimin tonë për asnjë përparim, derisa Serbia t’i dorëzojë Sllovenisë të gjitha arkivat e UDB-së, SDV-së, APJ-së, ZSNZ-së dhe shërbimeve të tjera të ish-RSFJ-së që lidhen me Slloveninë”, deklaroi Janša. 

Deklarata e kryeministrit slloven erdhi pasi komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se dyert e Bashkimit Evropian mbeten të hapura për Serbinë.

Sipas mediave sllovene, pjesa më e madhe e materialeve arkivore të ish-shërbimeve sekrete jugosllave mbeti në Serbi pas shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërsa qasja në to vazhdon të jetë e kufizuar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.