
Enver Hoxhaj, deputet i PDK, ka folur për zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë PDK.
Në Pressing, ai ka pasur një mospajtim në lidhje me tërheqjen e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Sipas Hoxhajt, kjo kërkesë ishte gabim fatal.
“Kërkesa jonë që ky ligj të tërhiqet ka qenë një gabim fatal, ka qenë e panevojshme dhe e pa domosdoshme” – ka deklaruar Hoxhaj në T7.



