
Zana Avdiu, aktiviste feministe dhe analiste, ka komentuar videon e fundit të publikuar nga Klan Kosova, ku dëgjohej refuzimi i policit në Pejë me emrin Faruk për të ndihmuar Arlinda Zekajn, e vrarë ditë më parë nga ish-kunati.
Avdiu e ka quajtur Zekajn deshmore të rënë për lirinë e grave.
Postimi i plotë:
Polici i thote Arlindes se nuk eshte i obligume mu marre me to, nderkohe qe Arlinda mes lotesh i kallxon qe ajo shume shpejt do te vritet.
Arlinda na ka lane dokumente, sesi trajtohen grate qe dhunohen. Ajo e ka dite qe do t’vritet, dhe ka dashte me i kallxu krejt botes se pse grate vriten ne Kosove.
Ndoshta jeta e Arlindes per kete shtet e kete shoqni nuk pat kuptim, por vdekja e saj do ta ndryshoje perjetesisht kete vend.
Arlinda eshte deshmore. Sepse ra ne luften per lirine e grave! 🙂



