
Aleanca për Kosovën, e udhëhequr nga Ardian Gjini, ka vlerësuar se ka përgjegjësi politike për vrasjen e Arlind Zekajt.
Në një konferencë për media, Avni Arifi, ka kritikuar konferencën e dy ministrave të Qeverisë Kurti, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.
Në emër të Aleancës, Arifi ka kërkuar dorëheqjet e Gërvallës dhe Sveçlës.
“Duhet të adresohet natyrisht edhe ministrja Gërvalla-Schëarz, edhe ministri Sveçla duhet ta japin dorëheqjen. Jo vetëm dorëheqje morale, sepse ajo është dashur të ndodhë në moment, por dorëheqje, sepse kanë qenë inkompetentë në kryerjen e funksioneve kryesore që kanë, funksioneve që i kanë kushtuar me jetë një qytetari të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.



