
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka arritur në Prokurorinë Speciale ku pritet të intervistohet, shkruan KOHA.
Ai ka qenë i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini.
Se në çfarë cilësie do të intervistohet Rama e Çerkini kanë thënë se do ta kuptojnë pas intervistimit.
“Detyra ime është ta ndërtojë kryeqytetin, detyra e tyre është të shohin që e gjitha bëhet në mënyrë ligjore”, është shprehur shkurt Rama.



