Projekti 12-milionësh i “Arkitetit të Kryeqytetit”, Përparim Rama intervistohet si i pandehur

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale.

Rama është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”, që Komunës së Prishtinës i kushtoi 12-milionë.

Tutje Rama dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Unë kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë për këtë çështje, por edhe të tjera. Prandaj kam ardhë përkundër faktit që disa si kryeministri që nuk shkojnë, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Prokurorinë sepse kështu zhvillohet shteti demokratik. Puna ime është zhvillimi i kryeqytetit, puna e Prokurorisë është të dijë që çdo gjë po bëhet në bazë të legjislacionit”, ka thënë ai pas intervistimit.

* Fotoja është huazuar nga KOHA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.