
Drejtori i dorëhequr i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka vlerësuar se sistemi aktual për trajtimin dhe parandalimin e dhunës në familje nuk po funksionon në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe efikasitetit, ka shkruar KOHA.
Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Hoxha ka thënë se, pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të Policisë, nevojitet një qasje shumë më e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve përgjegjëse për trajtimin e këtyre rasteve.
Ai ka përmendur Policinë, Prokurorinë, Shërbimet Sociale, Gjykatat dhe organizatat joqeveritare si institucione që duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për të parandaluar raste të tilla.
“Dhuna në familje mbetet një fenomen thellësisht shqetësues për ne, për të gjitha institucionet e drejtësisë dhe për shoqërinë tonë në tërësi. Pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, vlerësoj se nevojitet një qasje shumë më e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë, Prokurorinë, Shërbimet Sociale, Gjykatat dhe organizatat joqeveritare, pasi sistemi aktual nuk po funksionon në nivelin e duhur të përgjegjësisë dhe efikasitetit”, ka shkruar Hoxha.
Për të lexuar letrën e plotë të Hoxhës, klikoni këtu.



