Rama: Bashkimi kombëtar është përrallë

Kryeministri shqiptar tha se vetëm integrimi evropian është rruga e vërtetë e bashkimit, ndërsa idetë e tjera i quajti të paarritshme.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar “bashkimin kombëtar” jashtë Bashkimit Evropian si një fantazi.

banner

Bashkimi kombëtar, sipas meje, është vetëm bashkimi me Evropën dhe asgjë tjetër. Çdo gjë tjetër është përrallë që gjithkush mund t’ia tregojë vetes, por nuk ka asnjë shans të realizohet në realitet,” deklaroi Rama.

Ai shtoi se në shekullin 21 nuk mund të mendohet me formula të shekujve të kaluar.

“Për mua, nëse flasim për bashkim kombëtar, flasim për Bashkimin Evropian. Nëse flasim për bashkim kombëtar jashtë Bashkimit Evropian, jemi duke folur me vete dhe për vete, por as për vete jo, sepse është një fantazi që s’ka lidhje me realitetin,” theksoi kryeministri.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.