Zgjedhjet në Serbi: Partia Demokratike Evropiane paralajmëron për dhunë të mundshme nga grupet e Vuçiqit

Partia Demokratike Evropiane (EDP), një parti panevropiane e qendrës, tha se po merr paralajmërime të përsëritura se persona të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit mund të mobilizohen për të nxitur përplasje rreth orës 21:00 sonte, kur pritet të dalin projeksionet e para zgjedhore.

Në një postim në X, EDP-ja tha se studentët kërkojnë zgjedhje të lira e paqësore dhe një rezultat të përcaktuar nga vota. Sipas saj, “pjesëmarrja më e lartë rrit frikën e Vuçiqit nga humbja dhe rrezikun e provokimeve të qëllimshme.”

“Vuçiqi dhe qeveria e tij kanë lejuar krijimin e një klime frikësimi dhe dhune. Ata mbajnë përgjegjësi të plotë politike për parandalimin e çdo përshkallëzimi të mëtejshëm”, shkroi EDP-ja.

EDP-ja shtoi se Vuçiqi duhet të mbahet përgjegjës nëse grupe të lidhura me SNS-në mobilizohen për të shkaktuar përplasje. Ajo kërkoi mbrojtje të menjëhershme policore për votuesit, kandidatët, studentët dhe vëzhguesit.

“E ardhmja e Serbisë duhet të vendoset me vota, kurrë me dhunë”, thuhet në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.