
Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Komunës së Prishtinës, ka folur në lidhje me buxhetin e ri të Qeverisë së Kosovës, që u miratua dje në mbledhjen e qeverisë.
Në një paraqitje televizive në KTV, Ahmeti ka pasur kritika për politikat në aspektin ekonomik.
“Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi, ose nuk po din, ose po ta bën gropën. Por bashkë me vete, po na bën gropen edhe krejt Kosovës. Këto politika janë shumë afatshkurtra dhe mund të duken mirë në sipërfaqe. Por ekonomikisht janë thellësisht vdekjeprurëse në afatgjatë. Nuk mjafton vetëm futja e projekteve në buxhet, edhe pse edhe si vlerë janë të pamjaftueshme. Duhet edhe implementimi i tyre. Konsultone çdo libër, të majtë apo të djathtë. Nuk është çështja te rishpërndarja, por te krijimi i vlerës për me pasë çka me rishpërnda”, ka shkruar Ahmeti.



