Pas reagimeve për djalin në ushtrinë kroate, Anton Quni: Ka shtetësi kroate, shërbimi ishte i detyrueshëm

Djali i deputetit të LDK-së dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit, Dritoni, ka dhënë betimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Kroacisë. Ceremonia u mbajt para dy ditësh dhe ka nxitur reagime, meqë Quni është deputet i Kosovës dhe ka udhëhequr më parë Ministrinë e Mbrojtjes.

Në një përgjigje për Gazetën Politika, Quni ka sqaruar se i biri ka edhe shtetësi kroate dhe se ishte i obliguar t’i përgjigjej ftesës për shërbim ushtarak, që zgjat dy muaj.

“Djalin tim e ka edhe shtetësinë kroate dhe e ka obligative me iu përgjigj ftesës për shërbim ushtarak dy muaj”, ka shkruar Quni.

Ai ka shtuar se Dritoni jeton dhe punon në Kosovë, ndërsa i ka uruar mbarësi në shërbimin ushtarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.