Zana Avdiu: Kush është Justina Shiroka-Pula që ta largojë fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova?

Aktivistja Zana Avdiu ka reaguar ndaj raportimeve për largimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova nga vendi i nderit në Presidencën e Kosovës.

Avdiu ka kritikuar presidenten Justina Shiroka-Pula, duke e pyetur për kontributin e saj ndaj Kosovës dhe të drejtën për të ndërhyrë në mënyrën se si nderohet figura e Rugovës në Presidencë.

“Kush është Justina Pula që me largu fotografinë e presidentit historik Ibrahim Rugova? Cili është kontributi i saj për Kosovën, përveçse u bë presidente pesë minuta para mesnatës, teksa ishte duke qëndruar me mysafirë?”, ka deklaruar Avdiu.

Reagimi vjen pasi Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar nga vendet e tyre të nderit në Presidencë.

LDK-ja i ka kërkuar presidentes Shiroka-Pula ta rishikojë vendimin dhe t’i rikthejë të dyja në hapësirat ku ndodheshin më parë. Presidenca ende nuk ka dhënë sqarim publik për arsyet e ndryshimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.