
Një 59-vjeçar nga Hajvalia është ndaluar për 48 orë, pasi lopa e tij u fut në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.
Sipas raportimit të Sinjalit, ngjarja ndodhi të premten, rreth orës 16:00. Policia mori në pyetje dëshmitarët dhe të dyshuarin, ndërsa prokurori Blerim Igrishta, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, urdhëroi ndalimin e tij, raporton Paparaci.
I dyshuari, Hashim Miftari, ka deklaruar se lopën e kishte humbur dhe se kjo ishte hera e parë që ajo kishte hyrë në oborrin e gjykatës.
Prokurori ka hapur rast ndaj tij për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas nenit 321 të Kodit Penal. Nga informacionet e publikuara nuk bëhet e ditur nëse në oborr është shkaktuar ndonjë dëm.



