
Drejtoresha e BIRN Kosova, Jeta Xharra, i është përgjigjur reagimit të Veton Surroit ndaj Baton Haxhiut, duke e falënderuar për informacionet e dhëna dhe duke e pyetur nëse takimet e pretenduara me shefin e shërbimit sekret serb, Jovica Stanishiq, kishin ndodhur kur Haxhiu punonte në gazetën “Koha Ditore”.
“Veton, faleminderit për këto të dhëna. Pasi që unë punoja në një organizatë rinore në atë kohë që e prodhonte një shtojcë për rini në Kohën Javore, po më intereson a kanë qenë këto takime me Stanishiqin në kohën kur BH e redaktonte Kohën dhe ishte mentor e redaktor i sa e sa gazetarëve të Kohës Ditore? Nuk do të thotë që po kërkoj fajtor apo përgjegjësi, por po du me ditë, a takoheshin me Stanishiqin në kohën kur punonte në Kohë si gazetar e redaktor?”
Pyetja vjen pas pretendimeve të Surroit se Haxhiu kishte koordinuar takime mes përfaqësuesve të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë dhe Mahmut Bakallit. Xharra kërkoi të dijë nëse takimet kishin ndodhur gjatë kohës kur Haxhiu punonte si gazetar dhe redaktor në “Kohën Ditore”.



