A do të kandidojë për kryetare të LDK-së? Vjosa Osmani: Nuk e kam atë ambicie

Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë.

Në një intervistë për Kanal 10, Osmani ka pasur kritika ndaj Qeverisë Kurti, por edhe ndaj deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami, shkruan Gazeta Politika.

Gjatë intervistës, Osmani është pyetur nëse do të kandidojë për kryetare të LDK-së.

“Nuk e kam atë ambicie. Vërtetë nuk e kam. Nëqoftëse kryetari Abdixhiku vendos të rikandidojë, është cështje që do të vendoset dikur vitin e ardhshëm, natyrisht që e mbështes pa asnjë hezitim të vetëm” – ka theksuar Osmani, transmeton Gazeta Politika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.