
Elisa Spiropali është përjashtuar nga të gjitha funksionet në Partinë Socialiste të Shqipërisë.
Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili përmes një postimi ka njoftuar se Spiropali është larguar nga të gjitha forumet e larta të partisë.
Sipas Klosit, vendimi përfshin përjashtimin e saj nga Kryesia, Asambleja, si dhe nga pozita e drejtuese politike në një njësi të Tiranës, shkruan Sinjali.
Ndërkohë, pritet të zyrtarizohet edhe përjashtimi i saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Pas këtyre vendimeve, Spiropali mbetet vetëm anëtare e thjeshtë e Partisë Socialiste, sipas deklarimit të Klosit.



