
Një përplasje ka ndodhur në Komisionin Hetimor të Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Në këtë përplasje janë përfshirë Eman Rrahmani i PDK-së dhe Armend Baloku i VV-së.
Rrahmani ngirit dyshime për konflikt interesi të ekspertit Skender Kandiq, të cilin e quajti figurë politike.
“Është figurë politike. E keni politizu këtë komision. Ka qenë kandidat për deputet, e njihni shumë mirë, mundeni me aktru”, ka thënë Rrahmani, ndërsa Kandiq mohoi konfliktin e interesit.
Këtu ndërhyri Baloku, i cili kritikoi Rrahmanin.
“Aktrimi nënkupton veprim, unë po veproj. Ndoshta ju dhe rrethi juaj jeni duke mashtruar. Dhe a është a nuk është keni pasur mundësi me herrët. Ju bëni shoë dhe po i merrni elementet nga fusha ime”, iu kundërpërgjigj Baloku.



