
Labinot Maliqi, hoxhë dhe imam, ka komentuar lojën GTA 6, e cila tashmë ka fituar miliarda euro nga parashitjet dhe shitjet.
Maliqi ka lëshuar një “fetva” kundër GTA 6.
Sipas Maliqit, loja GTA 6 është haram.
Postimi i plotë:
GTA 6 ËSHTË HARAM! Prindër, mos ua blini fëmijëve këtë lojë, por as vetë mos e luani!
Sipas vlerësimeve zyrtare të ESRB në ShBA dhe PEGI në Evropë, loja GTA 6 përmban dhunë brutale, vrasje, lakuriqësi, përmbajtje të turpshme dhe përdorim të drogës e alkoolit.
Fakti që kjo lojë është klasifikuar për të rritur, nuk do të thotë se përmbajtja e saj është e pranueshme nga ana morale dhe fetare.
Nga këndvështrimi islam, për shkak të përmbajtjes së saj, kjo lojë është e ndaluar (haram), si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.
Zoti i Madhëruar thotë: “Mos e ndihmoni njëri-tjetrin në mëkate e armiqësi.” | KURAN, 5:2 |
Përgjegjësia për edukimin e fëmijëve fillon me shembullin që e japim. Jo çdo lojë elektronike është e ndaluar, por jo çdo gjë që quhet lojë është e lejuar.



