Haliti: Veriu ishte i çliruar kur Kurti u bë kryeministër por ka qenë më keq – 400 milionë euro kontrabandë në vit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka kundërshtuar deklarimet e partisë në pushtet se veriu i Kosovës është “çliruar”, duke thënë se në kohën kur Albin Kurti u bë kryeministër, në atë pjesë të vendit kishte më shumë forca ilegale serbe.

Në Debat Plus, Haliti tha se në atë kohë veriu karakterizohej nga menaxhim i përbashkët dhe aktivitet i kontrabandës, për të cilën tha se gjeneronte rreth 400 milionë euro fitim në vit nga grupet serbe dhe shqiptare.

“Veriu ka qenë Kosova, kur është bërë Albin Kurti kryeministër. Veriu ka qenë më keq, në kuptimin, ka pas më shumë forca ilegale të Serbisë. Menaxhimi ka qenë i përbashkët, kontrabanda ka qenë 400 milionë, llogaritën se janë bërë në vjet, në veri. 400 milionë euro fitim në vit prej grupeve serbe dhe shqiptare”, ka deklaruar Haliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.