
Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka publikuar një opinion relativisht të gjatë, ku ka pasur kritika të ashpra ndaj deputetëve.
Berisha i ka quajtur deputetët si “hajna të tragjedive”.
Postimi i plotë:
Hajnat e tragjedive
(Vuajtja me honorar e deputetëve.)
…
Deputetët sot tubohen për të ndarë buxhetin e komisionit që do të hetojë përgjegjësinë e institucioneve në rastin e vrasjes së A. Z.
Lëre që ka institucione të ngarkuara me hetimin e vrasjes së saj,
lëre që sharlatanët luajnë rolin e detektivit pa pasur asnjë përvojë në hetime,
por as këtë rol nuk pranojnë ta luajnë pa pagesë shtesë.
Nuk pranojnë të bëhen të ndërgjegjshëm pa pagesë.
Nuk u del rroga për ta zbuluar të vërtetën që dihet.
…
Hajt të tjerët, po hoxha!
Edhe hoxha i komisionit merr para shtesë.
Për çka?
Kaq para pse nuk i jepni për një gur mbi varrin e saj?
Nuk i jepni.
Edhe Shotën e keni lënë në varrin e mbuluar me bërllok.
…
Grykës.
Aq të uritur, sa hanë edhe tragjedi.
Hajna edhe të gurëve të varreve.
Hajna edhe të pikëllimit.
Hajna edhe të vdekjes.
Të vajtimit.
Të klithmave në vesh të shurdhër.
Hajna edhe të lotëve me të cilët gruaja lau dyert e institucioneve të drejtësisë.
Edhe për të mos u përsëritur tragjedia, kërkojnë të paguhen ekstra.
Për ta shpëtuar jetën e saj nuk mjaftuan institucionet e një shteti.
Për të hetuar dështimin e tyre nuk mjaftojnë as rrogat e deputetëve.
Vdekja e saj bëhet burim honorari.
Deputetët do të hetojnë nëse institucionet kanë dështuar.
Domethënë, ende nuk janë të sigurt se kanë dështuar.
E gruaja është në varr.
…
P.S. … 🖕



