
Ministri i Brendshëm mbështet Hajrulla Çekun, pas spekulimeve se fraksioni i tij brenda Vetëvendosjes mund ta sabotojë kandidaturën e Çekut.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas prezantimit të vizionit të kandidatit për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku.
Sveçla tha se Çeku po e dëshmon se për kryeqytetin “po vijnë ditë të mira”.
Sipas tij, Çeku ishte i qartë në fjalë, konkret në zgjidhje dhe i vendosur në shpalosjen e vizionit për Prishtinën, duke treguar drejtimin që synon për qytetin dhe komunitetin e tij.
“Hajrulla Çeku po e dëshmon sonte se për Prishtinën po vijnë ditë të mira.
I qartë në fjalë, konkret në zgjidhje, i vendosur në shpalosjen e vizionit për qytetin”, shkroi Sveçla.



