
Kryetari i VMRO-DPMNE-së akuzon BDI-në se ka mashtruar shqiptarët me retorikë boshe, duke i detyruar të shpërngulen për shkak të keqqeverisjes.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj mesazheve të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, të dhëna nga konventa e AKI-së në Shkup, ku ky i fundit përdori gjuhë fyese ndaj përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, duke i quajtur “zagarë”.
Mickoski u shpreh se për 22 vite me radhë BDI ka përdorur fraza nacionaliste për të ngritur rejtingun e saj, ndërsa në realitet, sipas tij, ka vjedhur dhe ka detyruar shqiptarët të shpërngulen nga vendi.
“Sa gjakosje, sa skifterë, sa shqiponja, sa lepuj… Të njëjtin folklor e dëgjojmë 20 vite – të njëjtin film! Shqiptarët iu shpërngulën, ndërsa ju bëtë copash duke vjedhur,” tha Mickoski, duke e cilësuar BDI-në si përgjegjëse për situatën e rëndë ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.



