Dugolli i reagon Klinakut, pas akuzës se Kurti s’pinte kafe me ushtarët e UÇK në burg: Trillim!

Enver Dugolli, ish-deputet i VV-së, ka reaguar ndaj një deklarimi të Avni Klinakut, ish i burgosur politik, i cili deklaroi se Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, nuk pinte kafe me ushtarët e UÇK-së gjatë burgut në Serbi.

Dugolli, që edhe vetë ishte i burgosur atëbotë, e ka quajtur deklaratwn e Klinakut si tw trilluar, shkruan Gazeta Politika.

banner

Shkrimin e tij, Dugolli e ka publikuar si njw dwshmitar okular i asaj kohe.

“Ajo periudhë për të cilën flet Avniu, mbase për dikë që nuk ka qenë aty do tingëllonte e besueshme. Por unë kam qenë aty (siç kanë qenë qindra të burgosur të tjerë), çdo ditë, në kontakt të drejtpërdrejtë me të dy. Prandaj them me bindjen më të plotë: Albin Kurti ka qenë njëri nga të burgosurit politik më të përgatiturit, më të vendosurit dhe më të gatshmit për sakrificë, deri në fund, pa asnjë hezitim. Përballë kësaj qëndrese, Avni Klinaku nuk mund të krahasohet” – ka shkruar Dugolli.

Tutje, ai ka hedhur akuza ndaj Klinakut.

“Edhe pse i burgosur për herë të dytë, ai nuk ka qenë shembull i qëndresës. Ai e di shumë mirë se ku ka lëkundur veten në raport me burgosjen e grupit tonë, dhe këtë nuk mund ta fshehë, sado të përpiqet.

Nuk kam pasur kurrë dëshirë t’i nxjerr në pah këto dobësi të tij. Por kur ai del sot e përpiqet të përbaltë figurën e njërit prej nesh, këtë herë Albin Kurtin, atëherë nuk mund të rri indiferent. Sulmet e tilla, të ushqyera nga kush e di çfarë interesash të ulëta, nuk mund të kalojnë pa u demaskuar” – ka shkruar tutje Dugolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.