Hill: UÇK-ja nuk donte që Rugova të ishte zëri i Kosovës

Ish-zyrtari amerikan rrëfen ndikimin e SHBA-së në takimin mes Rugovës dhe Millosheviqit në vitin 1998.

Në dëshminë e tij në mbrojtje të ish-liderit të UÇK-së, Hashim Thaçit, diplomati amerikan, Christopher Hill foli për ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që ai udhëhiqte.

banner

Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk dëshironte që Rugova të ishte zëri i Kosovës.

Në vend që Ibrahim Rugova të ishte zëri i Kosovës, ata donin që vetë të ishin zëri i Kosovës. Mendoj që zëvendësimi i Rugovës si zëri i Kosovës dhe që vetë ata të flisnin për pavarësimin e Kosovës, ishte ndër synimet e tyre,” deklaroi Hill.

Ai gjithashtu komentoi takimin mes Rugovës dhe presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, në Beograd në vitin 1998, duke thënë se ky takim u nxiti nga SHBA-ja.

Kur ambasadori Richard Holbrooke shkoi në Prishtinë, unë isha me të, dhe u ulëm me presidentin Rugova. Edhe pse nuk e kishim diskutuar këtë paraprakisht, ambasadori Holbrooke tha se ishte ide e mirë nëse Rugova do ta takonte Millosheviqin në Beograd, sepse mendonte se ky takim do të zgjidhte shumë probleme. Unë isha shumë skeptik,” shtoi Hill.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.