Hill: Rugova nuk foli kurrë keq për Thaçin, ndonëse e kishte mundësinë

Hill mohon pretendimet e Millosheviqit dhe thekson që Rugova nuk denoncoi Thaçin, ndonëse e kishte mundësinë

Diplomati Chrisstopher Hill u pyet nga mbrojtja për pretendimet e udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, lidhur me Hashim Thaçin gjatë një takimi mes tyre në vjeshtën e vitit 1998.

banner

Avokati Misetiq e pyeti Hillin nëse Thaçi ishte “luftëtar i madh dhe kishte marrë pjesë në vrasje”, siç pretendonte Millosheviq, por diplomati amerikan e mohoi këtë.

Jo vetëm që unë vlerësova që Thaçi nuk ishte ai person që e përshkruante Millosheviqi, por nuk e kisha dëgjuar këtë gjë nga askush dhe mendoj se është e rëndësishme që kuptohet e gjitha, sepse gjatë gjithë asaj kohe unë kam qenë në kontakt me presidentin Ibrahim Rugova, dhe ai nuk e ka denoncuar Thaçin, ndonëse e kishte mundësinë,” tha Hill.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.