Krasniqi: Kryeprokurori Rexha, burri i asamblistes së PDK-së, kundërligjshëm ndërpreu procesin e numërimit

Alban Krasniqi, anëtar i KQZ-së nga radhët e VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet rreth procesit të numërimit në Mitrovicë.

Krasniqi ka akuzuar me emër ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit, Njazi Rexha, për ndërprerjen e kundërligjshme të procesit të numërimit, transmeton Gazeta Politika.

banner

Ai ka shkruar se Rexha është bashkëshorti i asamblistes së PDK-së, Nafije Rexha.

“Mbrëmë isha dëshmitar i një ndërmarrje të organizuar kriminale nga një parti, e ndihmuar nga të tjerat, që orkestronte bashkë me antarët  e saj në KQZ, me hetues që pa asnjë autorizim ligjor nga prokurori bllokuan numërimin dhe futën duart në materiale zgjedhore, me ud kryeprokurorin Njazi Rexha (burri i asamblistes së PDK-së Nafije Rexha) i cili së bashku me një grup individësh të paidentifikuar kishte urdhëruar kundërligjshëm largimin e prokurorit kujdestar të rastit pa asnjë koordinim me Zyrën e Kryeprokurorit dhe koordinatoren nacionale për zgjedhje, duke tentuar ta mbajnë peng procesin e numërimit, ta shkelin vullnetin e lire qytetarë dhe ta cenojnë integritetin e zgjedhjeve” – ka shkruar Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.