
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se partia e tij ka kërkuar që një rast në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të trajtohet nga Prokuroria Speciale.
Gjatë debatit në T7, ai është shprehur se shpresojnë se kjo kërkesë do të merret parasysh.
Tutje, Gruda tha se qëllimi është që procesi penal të përcaktojë përgjegjësit për ngjarjet në këtë qendër.
“Ne sot kemi bërë kërkesë që rasti të kalojë në Prokurorinë Speciale për shkak të asaj që jo ky prokuror me ata, jo me ata…Ky procesi penal ka me nxjerrë dikënd fajtor. Deklarata e kompanisë duhet të vërtetohet”, tha Gruda për T7, transmeton Gazeta Politika.
“Ne jemi të bindur se e kemi argumentuar mirë ankesën tonë dhe jemi të bindur që PZAP do të duhej të vendoste për rivotim në Mitrovicë” – shtoi Gruda.



