Sokol Haliti i LDK-së ruan fitoren në Viti edhe pas numrimit të votave të diasporës

Sokol Haliti (LDK) fiton balotazhin kundër Arsim Adem (VV) në një garë shumë të ngushtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin përfundimtar të votave me postë për Komunën e Vitisë, ku garuesit për balotazh ishin Sokol Haliti i LDK-së dhe Arsim Ademi i VV-së.

banner

Nga votat me postë, Arsim Ademi ka marrë 317 vota, ndërsa Sokol Haliti 234. Megjithatë, kjo nuk ka ndryshuar rezultatin përfundimtar, dhe LDK-ja ka arritur të ruajë primatin e partisë fituese në balotazh. Diferenca përfundimtare mes dy kandidatëve ishte vetëm 136 vota.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Sokol Haliti ka gjithsej 8,622 vota, ndërsa Arsim Ademi 8,486 vota. Rezultati tregon një garë shumë të ngushtë mes dy kandidatëve në Komunën e Vitisë.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.