Haxhiu akuzon partitë opozitare për bllokim të vendit

Ministrja thotë se Vetëvendosja ndryshoi disa herë qëndrimet për të hapur rrugë marrëveshjes, por partitë tjera vazhduan ta mbajnë vendin në bllokadë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar partitë tjera politike se kanë bllokuar vendin për muaj të tërë, ndonëse, sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë disa lëvizje të rëndësishme për të zhbllokuar ngërçin politik. Ajo theksoi se VV ka ndryshuar qëndrim disa herë – fillimisht duke hequr dorë nga kandidatura e saj, më pas duke lëvizur edhe për emrin e Kryeministrit Albin Kurti, e së fundi duke propozuar edhe mandatarin e dytë, Glauk Konjufcën – me qëllim që procesi të ecë përpara.

banner

Haxhiu tha se përkundër këtyre hapave, partitë tjera nuk kanë pranuar asnjë zgjidhje, duke e shtyrë vendin drejt një bllokade të panevojshme. Ajo rikujtoi se VV ka bërë edhe ndarjen e proceseve, si dhe ka paraqitur argumentet pse është i domosdoshëm votimi i nesërm për çështje kyçe si buxheti, Plani i Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet me Bankën Botërore.

Sipas saj, partitë opozitare kanë vendosur interesat partiake mbi interesin e shtetit, ndërsa Vetëvendosja ka vepruar me “logjikë, racionalitet dhe përgjegjësi” për të siguruar që vendi të mos mbetet i paralizuar.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.