PDK, LDK, AAK e Nisma s’marrin pjesë në seancën e orës 11:00, që e ftoi VV-ja

Nesër do të mbahen dy seanca me pika të ndryshme të rendit të ditës në Kuvendin e Kosovës. Nga ora 11:00, në Shtëpinë e Popullit është paraparë të mbahet seanca, ku synohet të formohen komisionet e përhershme të Kuvendit, ashtu që t’i hapet rrugë shqyrtimit të buxhetit.

Në këtë seancë nuk do të shkojnë të gjitha partitë opozita. PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma, e kanë konfirmuar mospjesëmarrjen në seancën e orës 11:00.

banner

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka treguar se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e së mërkurës të orës 11:00, që është thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashke me Kryetarin Hamza, dhe ne nuk do te marrim pjese ne seancen e parë. Para fillimit te seances do te mbajme konference per shtyp” – ka konfirmuar Çitaku.

Ndërsa pozicionin e LDK-së e qartësoi Lumir Abdixhiku. Kryetari i LDK-së, pra Abdixhiku e konfirmoi që LDK-ja s’do të jetë pjesë e seancës së orës 11:00.

“Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqejeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë” – ka shkruar Abdihiku, transmeton Gazeta Politika.

Edhe AAK-ja nuk do të shkojë në këtë mbledhje.

“AAK ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë të enjten, ku ka dalë me qëndrim të prerë, rrugëdalja e vetme nga gjendja në të cilën ndodhet vendi është shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare… Nuk ka koalicion me VV, nuk kemi votë për Konjufcën dhe askënd nga radhët e tyre”, ka shkruar Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK-së.

Në të njëjtën linjë është edhe Nisma, shkruan Gazeta Politika.

Thirrja e kësaj seance, pa agjendë të dakorduar, pa konsultim dhe pa respektim të rregullave parlamentare, nuk e pasqyron seriozitetin që kërkojnë marrëveshjet ndërkombëtare, angazhimet financiare dhe çështjet buxhetore” – thuhet në komunikatë, duke shtuar se këto çështje nuk mund të trajtohen si “dekor për fushatë” apo mjet propagande.

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e VV-së, shkroi se temat që i propozoi VV-ja për seancën e orës 11:00, nuk janë tema të VV-së.

“Këto nuk janë çështje të LVV-së. Këto janë çështje të të gjithëve. Janë interesa të shtetit dhe qytetarëve, dhe ndaj tyre nuk mund të përgjigjemi ndryshe përveçse logjikisht, racionalisht dhe me përgjegjësi” – ka shkruar Haxhiu.

Sjellim ndër mend që nesër me fillim në ora 14:00, Glauk Konjufca, mandatar për formimin e qeverisë, do të matet në Kuvend, nëse i ka votat ose jo për të formuar qeverinë e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.