
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV, ka shkruar një status, në të cilën ka përmendu me emër e mbiemër Daut Haradinajn, deputet i AAK-së.
Mihali ia ka përmendur edhe atë që ajo e quan “vila në “Marigonë””.
Tutje, Mihali ka ironizuar me Haradinajn, duke e quajtur “atlet i Kushtetutës”.
“Edhe Dauti i AAK-së u lajmërua. Ky atlet i kushtetutës dhe i procedurës sot kthehet tek vila në “Marigonë”. Ngrohtë, me para plot.
Ama pa e ngritur dot dorën për buxhetin e paratë e qytetarëve për shkak se e ka lexuar kokë së prapthi kushtetutën” – ka shkruar Mihali, transmeton Gazeta Politika.
Mihali i ka reaguar Haradinajt për këtë status, të cilën po e sjellim të pacunguar mëposhtë:
“Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.
Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës”.
Por ku ka interes më madhor për Republikën e Kosovës sesa respektimi i ligjit dhe i Kushtetutës nga vetë “bartësit” e institucioneve?
Ku ka interes më madhor për Kosovën sesa mirëmbajtja, forcimi dhe avancimi i raporteve me SHBA-në, BE-në, aleatët tanë strategjikë?
Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita.”



