Presidentja Osmani cakton 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve parlamentare

Pas konsultimeve me partitë politike dhe KQZ-në, u vendos që 28 dhjetori të jetë data e vetme e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Presidentja e vendit ka caktuar datën 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Ajo ka bërë të ditur se pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, hapi i radhës ishte diskutimi për datën e zgjedhjeve, ku opsionet fillestare kanë qenë 21 dhe 28 dhjetori.

banner

Pas konsultimit me partitë dhe KQZ-në, data e vetme e mundshme është 28 dhjetor”, deklaroi Presidentja Osmani, përcjell Insajderi. Ajo u bëri thirrje partive politike që të zhvillojnë një fushatë dinjitoze dhe në frymë demokratike.

Presidentja sot mbajti takim me liderët partiakë për të finalizuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të dytën herë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.