
Berat Buzhala, analist dhe pronar i Gazetës Nacionale, nuk e ka kursyer gjuhën ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Më saktë, Buzhala e ka ofenduar Osmanin, duke e quajtur “poshtërsirë”, ose siç e ka shkruar në një gegnishte all-kosovarçe “poshtërsinë”.
I gjithe ky “shpërthim diskursiv” i Buzhalës ka ardhur pasi presidentja Osmani e caktoi 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të reja, një vendim që duket se nuk i ka pëlqyer analistit Buzhala.
“A mos pritiiii dikush qe kjo poshtersine nuk i cakton zgjedhjet me nje sms prej Albinit?” – shkroi Buzhala.

Gazeta Politika fton analistin Buzhala që të përmbahet nga gjuha ofenduese, duke respektuar kodeksin gjuhësor demokratik.
Për më shumë, mungesa e një përmbajtjeje diskursive, ndihmon në gërryerjen e debatit publik e politik, duke zvetënuar normat demokratike të Kosovës, të cilën gjë redaksia jonë beson se Buzhala nuk e dëshiron.



