
Alban Krasniqi, përfaqësues i VV-së në KQZ, ka reaguar ndaj Listës Serbe.
Në një takim të KQZ-së, Krasniqi e ka quajtur Listës Serbe si parti që u bën presion e shtypje komunitetit serb.
Ttuej, Krasniqi vlerësoi se shefi i LS-së është Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë.
“Deri sa të ekzistojë ky subjekt dhe t’i lejohet të funksioni nga institucionet tona, nuk do të ketë demokraci në ato komuna dhe te komuniteti serb, i cili vuan nga presioni dhe shtypja që i bën nga përfaqësuesit e saj dhe Vuçiqi që është kreator dhe shefi i vërtetë i kësaj liste” – tha Krasniqi, fjalë të cilat bën që të reagojë përfaqësuesja e Listës Serbe në KQZ.
E pastaj reagoi sërish Krasniqi, duke e quajtur përfaqësuen e Listës Serbe si “kriminele” dhe përfaqësuese të një partie terroriste.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme:



