
Albulena Haxhiu, nënkryetate e Kuvendit të Kosovës, ka publikuar një fotografi, ku shihen Albin Kurti, Dejona Mihali, Dimal Basha e Edona Llaloshi.
Fotografia është bërë në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për nder të festës së pavarësisë.
“Gjithmonë bashkë!
Të ftuar nga Ambasadori i Shqipërisë, z. Petrit Malaj në shënimin e 113 vjetorit të Pavarësisë” – ka shkruar Haxhiu, transmeton Gazeta Politika.



