Sllovenia njeh patentë-shoferët e Kosovës

Asambleja Nacionale e Sllovenisë miraton ligjin, duke lehtësuar jetën për qytetarët dhe mërgatën kosovare.

Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë ka miratuar sot ligjin që i njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës, njofton Periskopi. Lajmin e ka konfirmuar ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një postimi në Facebook.

banner

Sot Asambleja Nacionale e Republikës së Sllovenisë miratoi ligjin që njeh patentë-shoferët e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë për qytetarët tanë dhe mërgatën në Slloveni. Urime!” – shkroi Gërvalla.

Ky vendim pritet të lehtësojë jetën e qytetarëve kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Slloveni, duke i njohur zyrtarisht patentë-shoferët e Kosovës.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.