
Një grua ka ndërruar jetë në Gjakovë.
Bashkëjetuese i saj dyshon se vdekja erdhi si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, thuhet në raporti 24-orë të Policisë së Kosovs.
“Rr. Dëshmorët e Lirisë, Gjakovë 28.11.2025-09:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima femër kosovare me të cilën ka bashkëjetuar, i njëjti dyshon se ka pasur trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



