Abdixhiku viziton Prizrenin: Falemnderit që po e bëni LDK-n forcën e shpresës

Abdixhiku viziton qytetin historik për të takuar strukturat partiake dhe qytetarët.

Lumir Abdixhiku zhvilloi një takim me strukturat lokale të LDK-së në Prizren dhe u shpreh i inspiruar nga gjallëria dhe kultura e qytetit.

banner

Në një ditë të mbushur me energji dhe pritje të ngrohta, Abdixhiku falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe mobilizimin që po e bën LDK-në “forcën e shpresës”, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për të dhënë vendit një qeverisje dinjitetshme.

“Faleminderit të gjithëve që po e bëni LDK-në forcën e shpresës. Faleminderit për pritjet e ngrohta dhe për një ditë që na mbushi me gjallëri e besim. Le ta çojmë këtë mobilizim deri në festën e dhjetorit,” tha Abdixhiku, duke shtuar se Prizreni është një qytet që tregon kulturë, histori dhe gatishmëri për të ecur përpara.

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.