Hisen Berisha: Po të ishte gjallë Adem Jashari, dikush do ta quante edhe atë spiun

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për situatën e krijuar në vend, duke kritikuar atë që e konsideron degradim të vlerave kombëtare dhe shoqërore.

Berisha ka shprehur shqetësimin e tij për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohen figurat dhe vlerat që kanë luajtur rol në historinë e Kosovës.

Ai ka thënë se në rrethanat aktuale, edhe figura e komandantit legjendar Adem Jashari mund të përballej me etiketime të tilla.

“Më vjen keq ta parafrazoj në këtë formë por e kam bindjen se, po të ishte gjallë Adem Jashari, në këto rrethana dikush do ta quante edhe atë spiun”, ka deklaruar Berisha në “Kosova Live”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close

Adblock u detektua.

Ju lutemi, çaktivizojeni.